Scholz, Macron e Draghi nisën drejt Ukrainës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u nis për në Ukrainë. Bashkë me të është presidenti francez, Emanuel Macron si dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi.

Siç raporton ZDF, bashkë “në bagazh”, ata kanë ndoshta edhe oferta konkrete ndihme për vendin.

Ndërkohë, në kryeqytetin ukrainas, vizita pritet me një përzierje shprese dhe skepticizmi.

Scholz, Macron dhe Draghi u takuan gjatë natës në qytetin polak të Rzeszow, nga ku vazhduan në rrugë tokësore për në Ukrainë.

Vizita synohet të jetë një shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Bisedimet me qeverinë ukrainase do të fokusohen ndoshta në rrjedhën e luftës, anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE dhe ndihmën e mëtejshme për vendin.

Duhet të supozohet, sipas korrespondentit të ZDF, Andreas Kynast, se Scholz “ka një lloj lajmi pozitiv për Ukrainën në bagazhin e tij”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close