Një epidemi e paidentifikuar prek Korenë Veriore
ATSH-ANSA/ – Koreja e Veriut raportoi shpërthimin e një epidemie të paidentifikuar, që prek sistemin e zorrëve, çka mund të rrisë tensionet në sistemin shëndetësor të vendit, që po përballet edhe me një valë të rëndë të Covid-19.
Udhëheqësi Kim Jong-un dërgoi dje ilaçe të përgatitura nga familja e tij në Komitetin e Partisë së Punëtorëve të qytetit portual perëndimor, Haeju, për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga epidemia akute enterike, raportoi agjencia koreano-veriore e lajmeve, KCNA, pa specifikuar numrin e personave të prekur nga virusi gastrointestinal.
Kim theksoi nevojën për të frenuar sëmundjen sa më shpejt të jetë e mundur duke miratuar masa për të vendosur karantinën për rastet e dyshimta dhe për t’i bllokuar plotësisht ato.
Pheniani njoftoi sot se janë edhe 26 010 persona të tjerë është konstatuar me simptoma me ethe duke e çuar totalin në 4,56 milionë dhe me 73 vdekje.
Comments are closed.