Miroslav Lajçak: Liberalizimi i vizave po vjen

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve.

Në një intervistë për Euronews Albania ai nuk specifikoi se çfarë konkretisht pritet, ndërsa foli për një takim të tretë të mundshëm mes kryeministrit Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel.

“Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, tha ai.

Lajçak ka dhënë një përgjigje edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Pa dyshim është shprehur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme evropiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, theksoi Lajçak..koha.net

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close