Në vitin 2024, nga Velipoja në Ulqin, vetëm për dhjetë minuta

Në gushtin e vitit 2024, Shqipëria dhe Mali i Zi, do të jenë edhe më afër njëra-tjetrës. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me një postim në Facebook, ka dhënë detaje lidhur me urën që pritet të ndërtohet, e cila do të lidh Ulqinin dhe Velipojën.

Ndërtimi i urës për të cilën janë pajtuar kryeministri shqiptar Edi Rama e ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve nga 73 kilometra në vetëm 1 kilometër.

Sipas të dhënave të publikuara nga Abazoviq, gjatësia e urës do të jetë 310 metra.

Ajo do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku, secila nga 3 metra e 75 centimetër.

Gjithashtu do të ketë trotuare nga 2 metra në secilën pjesë dhe shteg për biçikleta me gjerësi 1 metër e 25 centimetër.

Siç ka shkruar Abazoviq, ura pritet të përfundojë në gushtin e vitit 2024.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close