Eksperti serb i sigurisë,Trifunoviq: Kriminelët e luftës në Serbi janë spiun rusë

Eksperti serb i sigurisë Darko Trifunoviq, i cili në opinionin kosovar u bë i njohur përmes dokumentarit “Virussia”, thotë se të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë.

Trifunoviq, me anë të një reagimi në Facebook, thekson se mafia politike serbe e dëshiron presidentin rus Vladimir Putinin.

“Rastësi apo jo? Të gjithë kriminelët serbë të luftës (të dënuar ose jo) dhe të gjithë ata që plaçkitën Serbinë janë spiunë pro-rusë ose rusë. Interesante. ‘Orkestra e Kuqe’ ka kohë që funksionon në Serbi dhe askujt nuk i intereson. Anëtarët e këtij grupi po e shkatërrojnë në mënyrë sistematike Serbinë, në aspektin ekonomik, politik dhe veçanërisht të sigurisë”, thekson Trifunoviq.

Sipas tij, të gjithë këta po e grabisin vendin dhe po provokojnë luftëra.

“Pas vdekjes së Titos, po këta, fillojnë një grabitje masive dhe mbyllje të të gjitha kompanive tona të krijuara nga paratë e Planit Marshal, provokojnë luftëra, inflacion, fshehin para në Qipro dhe rrëmbejnë gjithçka”, shprehet ai.

Trifunoviq shton se mafia politike serbe e dëshiron Putinin, duke pohuar se më këtë po shkatërrohet vendi.

“Pse mafia politike serbe e do Putinin? Mjafton që njerëzve t’u bëhet shpëlarja e trurit përmes makinerisë së tmerrshme për të bërtitur ‘Rroftë Putini’ ose ‘Rroftë Rusia’ dhe gjithë vjedhjet dhe gjithë nepotizmi e gjithçka tjetër harrohet në një çast. Në fund të fundit, çfarë lloj vjedhjeje? Kur idhulli i këtyre njerëzve është Putini, njeriu që lë gruan, jeton në një vilë 1 miliardë euroshe, pushon në një jaht 700 milionë euro dhe ka një orë 55 mijë euro”, përfundon Trifunoviq

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close