Putin: Rusia nuk shqetësohet për statusin kandidat në BE të Ukrainës

  • ATSH – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij nuk është i shqetësuar se Ukraina mund të marrë statusin e një kandidati në Bashkimin Evropian, sepse BE-ja nuk është një organizatë ushtarake.

Duke folur në takimin plenar të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petërburgut, Putin vuri në dyshim nëse anëtarësimi në BE do të jetë përfitim për Ukrainën, duke theksuar se Perëndimi është më i interesuar t’i japë Ukrainës disa grante financiare për të ruajtur besnikërinë e saj sesa të mbështesë realisht zhvillimin ekonomik dhe industrial të saj.

Duke folur për marrëdhëniet e ardhshme me Ukrainën, Putin tha se Moska mbetet e gatshme të ndërtojë marrëdhënie me këto, por “vetëm ushtria dhe marina jonë mund të jenë garantuesit e sigurisë sonë”.

“Ne e shohim si fakt që herët ose vonë situata do të normalizohet. Ne duam të sigurojmë që të gjithë fqinjët tanë të kenë prosperitet, pastaj është e pashmangshme, dua të jetë e qartë, rivendosjen e marrëdhënieve (midis Rusisë dhe Ukrainës)”, tha Putin.

Ai përsëriti se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë “masë e detyruar”, pasi po krijoheshin kërcënime që mund të krahasoheshin me krijimin e një baze ushtarake nga Rusia në Meksikë.

Presidenti rus tha se Rusia në mënyrë të përsëritur u përpoq të gjente një bazë të përbashkët, por se ankesat e Rusisë nuk u adresuan kurrë në mënyrë adekuate.

Ai kritikoi deklaratat e politikanëve nga Perëndimi për mundësinë e një lufte bërthamore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close