Ministrat e Shqipërisë, me autobus drejt Prishtinës

Derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur një ditë më parë në Kosovë, ministrat e kabinetit të tij qeveritar, janë duke ardhur me autobus.

Kryeministri Rama, të dielën vizitoi disa biznese në Kosovë i shoqëruar me disa biznesmenë, e më vonë vizitoi edhe familjen e ish presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, sot pritet mbajtja e mbledhjes së dy qeverive.

Sidoqoftë, pjesa tjetër e  kabinetit të tij qeveritar, ministrat dhe stafi përcjellës, janë duke ardhur me autobus drejt Prishtinës.

Është ministri i Mbrojtjës, Niko Peleshi, ai që ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për në Prishtinë…Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”, shkroi ministri Peleshi.

Në këtë mbledhje të përbashkët, parashihet të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close