Kurti: Veti e këtyre mbledhjeve janë rezultatet

Po mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës e Shqipërisë në Prishtinë. Të pranishëm janë kryeministrat Albin Kurti e Edi Rama dhe kabinetet qeveritare.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti i bëri një rezyme rezultateve të marrëveshjeve të të dy qeverive nga mbledhjet e mëparshme të përbashkëta.

Kurti tha se para pak ditësh, Kosova festoi çlirimin duke përkujtuar, edhe dëshmorët dhe luftëtarët nga Shqipëria dhe ndihmën e popullit shqiptar dhanë për atë të Kosovës, në kohën kur ishin refugjatë.

“Bashkëpunimi në kohë paqe duhet ta rindezë atë ndjejnë të solidaritetit dhe bashkëpunimit që kishim në kohë të luftës”, tha Kurti.

“Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv”.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se bashkëpunimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike të vendeve e jo që ato të mbesin në fund.“Bashkëpunimin e integrimin brenda kombit e kanë ndihmuar praktikat e njohura të BE-së. E anëtarësimi ynë në BE mbetet synim”, tha Kurti.

Ai u shpreh se kjo mbledhje mbahet gjashtë muaj pas asaj në Shqipëri.

“Janë zbatuar të gjitha ato marrëveshje përveç njërës që pritet të hyjë në fuqi së shpejti”, tha ai, duke shtuar se kështu do të veprohet dhe në vazhdim.

Megjithatë, ai rikujtoi se kështu nuk ishte më parë, kur nga 127 marrëveshje që janë nënshkruar përgjatë viteve,  janë zbatuar vetëm 75 të tilla  pa probleme.

“Të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot kanë për synim lehtësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi Kurti në fjalën e tij.

Kryeministri Kurti tha se veti e këtyre mbledhjeve është sepse  flitet me gjuhën e rezultateve.

“Proceset integruese janë të gatshme e të bazuara në praktikat më të mira botërore e sidomos atyre të BE”.

Ai shprehu besimin se gjashtë  muaj më pas do të ketë rezultate të tjera.

“Shqiptarët jetojnë më mirë se kurdoherë më parë, por krahasimi me vetveten nuk është matësi më i mirë. Progresin tonë duhet matur  me atë të vendeve të zhvilluara”.

Kryeministri Kurti tha se kjo mundësi historike që u është dhënë për të shërbyer, do të jetë edhe mundësi historike për ta  gjykuar punën e tyre.

Gjithçka gati!

(E plotësuar: Ora: 11:08) Ka mbërritur në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u prit me nderime shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Orkestra frymore e  Gardës së Republikës intonoi himnet e të dy vendeve kurse pas pjesës ceremoniale, pritet që pas pak të fillojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close