Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë në Bruksel
Kosova dhe Serbia janë dakorduar rreth udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut mbi normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.
Mirolsav Lajçak, përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog, e ka konfirmuar lajmin duke e cilësuar këtë si “hap të madh përpara”.
Besnik Bislimi, kryenegociatori Kosovar në dialog gjithashtu ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes duke nënvizuar se ujdia e arritur “mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”.
Kjo është marrëveshja e parë e arritur në kuadër të dialogut prej se Lajçak udhëheqë me këtë proces.
Comments are closed.