Sanksionet e BE-së ngrijnë asete ruse me vlerë miliarda euro

ATSH-DPA/- Sanksionet e BE-së ndaj oligarkëve rusë kanë ngrirë asete me vlerë rreth 12.5 miliardë euro (13 miliardë dollarë), njoftoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand.

“Vlera e përditësuar është pothuajse dyfishuar nga 6.7 miliardë euro në muajin prill. Ato përfshijnë jahte luksoze, pasuri të paluajtshme, helikopterë dhe vepra arti”, tha Wigand.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka miratuar raunde të shumta sanksionesh që kanë shënjestruar ekonominë e Rusisë, sistemin financiar, bankën qendrore, zyrtarët e lartë të qeverisë, si dhe presidentin rus, Vladimir Putin dhe rrethin e tij të ngushtë.

Në prill, dega ekzekutive e BE-së tha se ishin sekuestruar pasuri me vlerë 30 miliardë euro.

Një zëdhënës i Komisionit konfirmoi më vonë se asetet nga Banka Qendrore ruse ishin përfshirë në shumën fillestare.

Në fund të muajit maj, u raportua një vlerë prej gati 10 miliardë eurosh pa përfshirjen e këtyre aseteve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close