Një breshër në madhësinë e topave të tenisit godet Francën Jugperëndimore

ATSH- DPA/ – Stuhi me erëra të forta dhe breshër, në madhësinë e një topi tenisi, goditën sot Francën Jugperëndimore duke ndërprerë energjinë elektrike, duke dëmtuar çatitë dhe duke shkaktuar përmbytje, njoftoi prefektura e Bordosë.

Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën 900 telefonatave.

Mijëra familje ishin pa energji elektrike dhe një kamp pushimi me 126 nxënës dhe 28 mësues u evakua, me dy fëmijë të plagosur lehtë.

Vreshtat e famshme të rajonit dhe aktivitetet e tjera bujqësore mendohet se kanë pësuar dëme të rënda.

Transmetuesi RTL tregoi imazhe të makinave dhe xhamave të thyera të shkaktuara nga breshëri.

Shërbimi kombëtar meteorologjik, Météo France, theksoi se madhësia e breshërit kishte një diametër prej shtatë centimetrash, ndërsa shpejtësia e erës deri në 115 kilometra në orë.

Météo France ka shpallur alarmin me kod portokalli për 27 nga 96 rrethet administrative të Francës metropolitane dhe parashikon erëra të forta, shi të dendur dhe breshër.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close