Qeveria, përcakton marzhën e fitimit nga shitja e karburanteve

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e 84-t në të cilën do të shqyrtohen 22 pika të rendit të ditës. Kryeministri Albin Kurti mbledhjen e hapi duke folur për marrëveshjen në fushën e energjetikës të arritur mes Kosovës e Serbisë, dje në Bruksel.

Kryeministri Kurti tha se me këtë hap Kosova do të kursejë miliona euro.

Sipas tij, pas kësaj marrëveshjeje do të nis faturimi i shpenzimit të energjisë në komunat veriore të vendit.

“Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Siç jeni njoftuar po ndalim një gjakderdhje financiare dhe ne kemi marrë përsipër zhvillimin e një strategjie në energjetikë. Këtë marrëveshje do ta mbikëqyr faktori ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ai theksoi se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vazhdon shqyrtimet me ekspertët e shumtë, ndërkohë i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij bashkëpunimi.

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia të martën miratuan udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjeve të energjisë në veri të Kosovës.

Dy shtetet miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veri. Marrëveshje ishte arritur qysh më 2013, por s’ishte zbatuar. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.

Me marrëveshje parashihet që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të lëshojë licencë furnizimi te “Elektroseveri”, i cili do të merret me operimin në katër komunat në veri.

Qeveria ka miratuar edhe udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve.

Në arsyetimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, nuk është përmendur ndonjë shifër.

Sipas Hajdarit, ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore dhe për këtë, tha se do të caktohet menjëherë çmimi maksimal i lejuar.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror”, tha Hajdari.

“Mospërshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet kur Qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar, apo të kufizimit të marzhës tregtare. Do të jenë të bazuara në evidencat e Doganës dhe ATK-së. Me këtë udhëzim MINT-i propozon përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet”, ka thënë ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close