Shaip Kamberi: Nuk i lejojmë komisionerët e Ivica Daçiqit ta bëjnë ligjin

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi ka njoftuar se zgjedhjet e parapara për ditën e sotme në Tërnoc nuk janë mbajtur. Ai ka fajësuar komisionerët e Ivica Daçiqit për pengesa.

 

Ish-deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë i duhen 610 vota për ta rifituar sërish mandatin. Ai herën e kaluar në përsëritjen e votimeve nuk ka arritur ta sigurojë mandatin për 12 vota.

“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kjo është hera e katërt që janë paraparë të mbahen votimet në Tërnoc, meqë Gjykata Administrative vendosi pro ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Ndërpritet votimi në Tërnoc të Bujanocit

Kimete Kasumi/ RTKlive
Pas shumë parregullsive, është ndërprerë procesi i zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.
Për herë të katërt sot ka filluar mbajtja e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit. Por, kandidati për deputet Shaip Kamberi në një shkrim në “Facebook” ka bërë me dije se që nga hapja e qendrave të votimit janë shënuar disa parregullsi në qendrën e votimit numër 6. Ai ka thënë se pas provokimeve të komisionarëve të SPS-së, votimi në njësinë numër 6, pas tri orë ndërprerjesh, nuk ka filluar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga zgjedhjet në Tërnoc është paraqitur korrespodenti i RTK-së, Baki Rexhepi, i cili ka njoftuar se, pas shumë parregullsive, është ndërprerë votimi në Tërnoc të Bujanocit.

Procesi i zgjedhjeve, sipas tij, ka nisur në orën 10.30, por komisionarët serbë, atë të Partisë Socialiste të Serbisë dhe ata të SPS-së të Aleksandër Vuçiqit të ardhur nga Serbia, u kanë bërë presion komisionarëve shqiptarë. Komisionarët serbë nuk kanë pranuar që shqiptarët të votojnë në shkollën “Muharrem Kadriu”. Për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre, votuesit nuk kanë filluar të votojnë deri në orën dhjetë e gjysmë.

Pas kësaj kohe, sipas korrespodentit Rexhepi, votuesi i parë është përdhunuar nga disa komisionarë dhe nuk është lejuar të votojë. Ai është revoltuar dhe të gjithë komisionarët kanë vendosur ta ndërpresin këtë proces zgjedhor.

Ndërkohë, sipas tij, ka ardhur një paralajmërim për bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po votohej. Këtë paralajmërim e ka marrë drejtori i shkollës nga një telefonatë anonime, me ç’rast ka pasur një numër të shtuar të policisë tek shkolla, mirëpo nuk është gjendur asgjë.

I tërë procesi është përmbyllur pas presionit të jashtëzakonshëm nga shteti dhe partitë politike serbe.

Sipas informacioneve që ka marrë korrespodenti ynë, do të ushtrohet përsëri një ankesë për procesin zgjedhor me qëllim që të përsëritet ky proces.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close