KPK: Ligji i miratuar sot na e cenon rëndë pavarësinë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin  lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

 

“Këshilli Prokurorial, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së, ka dalë me propozime konkrete, por ato nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës. KPK konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Sipas këtij organi përmbajtja e këtij ligji do të pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika.

“Meqenëse me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, Këshilli njofton se përveçse do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij ligji, gjithashtu, asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”, thuhet tutje në komunikatë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close