Përplasje Tiranë-Sofje, shkak vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit në Bruksel
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kundërpërgjigjet MPJ-së së Bullgarisë. “Hiqni veton ose më duroni mua”, shkroi ai në Twitter.
Bllokimi sërish i procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka nxitur përplasje mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
MPJ e Bullgarisë deklaron se ky shtet anëtar i BE-së, i cilëson si gjuhë jo të përshtatshme komentet e kryeministrit Rama.
Ky i fundit, në samitin e BE, veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut e rrjedhimisht e cila ndikoi edhe tek Shqipëria, për mosdhënien e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, e cilësoi si- “një turp që po mban peng dy vende të NATO-s”.
Në lidhje me këtë deklarim, MPJ e Bullgarisë deklaroi se kryeministri shqiptar duhet ta përshtatë komunikimin e tij me atë të një politikani, vendi i të cilit dëshiron të hyjë në BE.
“Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga kreu i qeverisë. Një regjistër kaq i ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit”, deklaroi MPJ e Bullgarisë në reagimin zyrtar.
Megjithatë, nuk kaloi gjatë, dhe kryeministri Edi Rama, iu kundërpërgjigj këtij reagimi me një postim në llogarinë e tij në Twitter.
Ai shkroi se nuk mund të mendojë ndryshe për një vend që përdor pengesa për të bllokuar integrimin, vetëm për të zgjidhur çështjet e veta bilaterale.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit!”, shkroi Rama.
“ Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! E thjeshtë miq: Hiqni VETO-n ose më duroni mua”, shkroi Rama.
Ministria e Jashtme bullgare thotë se e kanë mbështetur perspektivën evropiane të Shqipërisë edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot, por sipas këtij vendi, si kundërpërgjigje kanë marrë ofendime dhe provokime të ashpra nga kryeministri Rama.
Pas vetos së Bullgarisë dje në samitin BE-Ballkan perëndimor, që të mos i jepet Maqedonisë së veriut, data për fillim të bisedimeve për anëtarësim, shkaku i problemeve historike e gjuhësore mes dy vendeve, kryeministri Edi Rama, reagoi ashpër në një konferencë për media.
Kjo pasi edhe Shqipëria është në pako me Maqedoninë e veriut e për rrjedhojë as Tirana zyrtare nuk mori datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim.
Comments are closed.