Oslo-Të shtëna me armë, dy të vdekur e dhjetëra të plagosur

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, nga të shtënat në një klub nate dhe rrugët aty pranë në Oslo të Norvegjisë. Policia tha se është duke trajtuar rastin si një sulm terrorist.

Të shtënat u dëgjuan rreth orës 23:00 në tre lokacione në lokal “London Pub” i njohur si vendtakim për homoseksualët, pranë një klubi të xhazit “Herr Nilsen” dhe një tjetër lokali me ushqim që funksionon me shërbim “merr me vete”.

Një i dyshuar është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë.

Mediat norvegjeze raportuan se tashmë është anuluar edhe parada vjetore e krenarisë, e cila ishte planifikuar të mbahej të shtunën.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere e quajti rastin si një “sulm të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm”.

“Pashë një burrë që mbërriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte,” tha gazetari Olav Roenneberg i transmetuesit publik NRK.

Një grua i tha gazetës Verdens Gang se personi i armatosur kishte goditur me kujdes objektivat e tij.

“Kur kuptova që ishte serioze, vrapova. Në dysheme ishte një burrë i mbuluar me gjak i palëvizshëm”, tha ajo.

Një tjetër burrë i tha gazetës se kishte parë shumë njerëz në tokë me plagë në kokë.

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Emilie Enger Mehl tha se incidenti kishte tronditur vendin.

“Norvegjia është një vend ku të gjithë duhet të ndihen të sigurt gjatë një mbrëmje të së shtunës”, tha ajo, sipas NRK.

Sulmi në Oslo, Kurti: Lufta kundër urrejtjes është një përgjegjësi që të gjithë e ndajmë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Oslo të Norvegjisë, ku dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë u plagosen.

Kurti e ka konsideruar sulmin si “masakër” dhe ka thënë se Kosova qëndron me Norvegjinë.

“Zemërthyer për të parë masakrën në Oslo. Urimet tona më të mira për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që të gjithë e ndajmë – ne qëndrojmë me Norvegjinë” ka shkruar Kurti në Twitter.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close