Gërmime arkeologjike në Finiq, del në dritë një zonë monumentale

ATSH/ Në parkun arkeologjik kombëtar të Finiqit vijojnë gërmimet arkeologjike nga projekti shqiptaro-italian “Foinike 2022”.

Sektori i Kulturës Kombëtare Sarandë bën të ditur se “nga gërmimet po del në dritë një zonë monumentale shumë e rëndësishme nga pikëpamja shkencore dhe shumë interesante nga pikëpamja turistike”.

“Konservimi dhe konsolidimi i monumenteve ekzistues është një nga hapat e rëndësishëm të kësaj ekspedite duke i nxjerrë në dritë për t’u vizituar nga turistët e shumtë që priten në këtë sezon turistik”, thekson Sektori i Kulturës Kombëtare Sarandë në një postim në rrjetet sociale.

Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Mund të vini në park me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën kombëtare Sarandë-Gjirokastër dhe duke u kthyer në fshatin e Finiqit.

Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close