IKD: ‘Gjykata Speciale’ është përcjellë me parregullsi serioze

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), prezanton raportin me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kanë kaluar 7 vite që nga themelimit i gjykatës. Gjatë kësaj kohe, gjykata është përcjellë me parregullsi serioze, mosefikasitet të punës.

IKD rekomandon DHSK dhe ZPS për transparence dhe llogaridhënie, të respektojnë të drejtën e të pandehurve për mbrojtje efektive etj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u themeluan në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, një amendamenti kushtetues, si dhe në bazë të Ligjit për DHSK dhe ZPS.

Ato janë institucione të përkohshme me mandat dhe juridiksion të përcaktuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas legjislacionit të Kosovës.

Kjo gjykatë e ka selinë në Hagë, Holandë. Personeli i tyre është ndërkombëtar, sikurse janë edhe gjykatësit, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close