Turqia mbështet anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
ATSH-DPA/- Turqia është e gatshme të mbështesë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, sipas një deklarate të presidentit finlandez, Sauli Niinistö pas bisedimeve në Madrid.
“Turqia do të mbështesë ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë të NATO-s”, thuhet në deklaratën e presidentit finlandez, pas ceremonisë së nënshkrimit për zyrtarizimin e marrëveshjes.
Deklarata nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të ofruar mbështetjen e tyre të plotë në rast se kërcënohet siguria e secilit prej tyre.
Marrëveshja vjen pasi Niinistö, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson morën pjesë në bisedime pas disa javësh bllokimi.
Comments are closed.