Kalaja e Libohovës, destinacion që ia vlen të vizitohet

ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, me anë të një postimi në rrjetet sociale, tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj mbi kalanë e Libohovës, e cila nuk ka famën e asaj të Gjirokastrës, por gjithsesi ia vlen të vizitohet.

Kalaja e Libohovës ngrihet mbi një plan shkëmbor në lindje të qytetit të Libohovës dhe ka planimetri thuajse katërkëndëshe 70X80m. Ali pashë Tepelena urdhëroi ndërtimin e saj, për t’ia dhuruar më pas motrës së tij, Shanisha, e martuar në Libohovë.

Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796–1798, pra i përket fundshekullit të 18-të. Ajo është e pozicionuar në një pikë dominuese mbi qytetin e sotëm të Libohovës dhe dikur kontrollonte gjithë luginën e Drinos.

Brenda kalasë, që sot është e zbrazët, ndodhej rezidenca feudale. Është objekt i vizitueshëm dhe me interes për turistët e apasionuar pas historisë.

Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër këndet e saj dhe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme.

Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore, nga ku burojnë ujërat e ftohta të burimeve të Zhepes, të Lozes etj. Në qendër të qytetit ndodhet Rrapi i Libohovës me një vjetërsi mbi 500-vjeçare, një monument i rrallë i natyrës, i kthyer edhe në simbol të qytetit. Pranë xhamisë së qytetit ndodhet edhe varreza osmane në të cilën është dhe varri i motrës së Pashait.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close