Kryetarja e Speciales, Tredafilova, anulon ardhjen në Kosovë

Anulohet ardhja në Gjilan e Ekaterina Trendalifovës,kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Anulimin e ardhjes së Tredafilovës, përcaktuar me 4 korrik dhe takimet e parashikuara të saj me shoqërinë civile dhe mediat në Gjilan, e konfirmoi për RTKlive, zyra për media e Dhomave të Specializuara.

Megjithatë, takimin e saj me organizatat joqeveritare dhe me mediat, ata që janë regjistruar, do ta zhvillojë vetëm online nëpërmjet platformës Zoom.

“Vizita është shtyrë”,thuhet në përgjigjen me shkrim për RTKlive.

“Për shkak të nivelit të lartë të interesimit  nga pjesëmarrësit për t’iu bashkuar takimit me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ngjarja do të mbahet tërësisht online në platformën Zoom”, shkruan në këtë përgjigje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close