Kryeministri Rama: Kërkova që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe!

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Samitin e NATO-s në Madrid, ka deklaruar se ka kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe dhe se vendet që ende nuk e njohin atë, duhet të vlerësojnë qëndrimin e njehsuar me BE kundër Rusisë.

Me një postim në Twitter, kreu i qeverisë bën me dije po ashtu edhe detaje nga biseda me Presidentin e SHBA, Joe Biden, teksa thotë se dëgjoi nga ai fjalët më të mirë për Shqipërinë dhe roli e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO.

Po ashtu Rama thotë se ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes Turqisë, Suedisë e Finlandës, duke  e konsideruar një shembull për zgjidhjen e problemeve mes aleatësh.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh. Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë ku merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që zhvillohet sot (29 qershor) dhe nesër (30 qershor) në Madrid.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close