Shtrenjtohet benzina, çmimi i naftës i pandryshueshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar çmimet e karburanteve për sot, çmimi i benzinës do të jetë më i lartë për një cent gjatë 24 orëve të ardhshme, kurse ai i naftës mbetet i pandryshueshëm.

Ministria njofton se deri të premten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.86 euro centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.75 centë euro për litër.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86  €  për litër;   Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.75  € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 30/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, njofton zyra për informim e MINT.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close