Vendoset në Letoni kontigjenti i 11-të i ushtarakëve të Shqipërisë

Kontigjenti i 11-të i ekspertёve tё zbulimit dhe asgjësimit tё municioneve tё rrezikshme (EOD) të ushtrisë së Shqipërisë u stacionua në Letoni.

Pjesëtarët e këtij kontigjenti në Kamp  si pjesë e misionit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s në grupbatalionit kanadez.

Rreth 20 efektivëve zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici u tha se marrin detyrën si pjesë e angazhimeve që Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë në kuadër të detyrimeve euroatlantike.

Sipas zonjës Bici, veçanërisht agresioni i paprecedentë rus e ka rritur ndjeshëm rëndësinë e këtij misioni duke e kthyer atë në vijën e parë të frontit të Aleancës që gjithmonë e më shumë duket se po bëhet një vijë kritike.

“Kjo situatë kërkon rritjen e përkushtimit tuaj në këtë front të Aleancës. Ju do të jeni zëri, fuqia dhe dinjiteti i Shqipërisë në mes të aleatëve tanë në këto kohë të vështira”, – tha ajo.

Mbështetje dhe vëmendje të rëndësishme për këto angazhime të sigurisë kolektive të Forcave të Armatosura të Shqipërisë jep Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak të SHBA-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close