BE pranon certifikatat e vaksinimit dhe testet e Kosovës

Kur pandemia e Covid-19 thuajse ka mbaruar, Bashkimi Evropian ka vendosur të bëjë një lëshim për Kosovën.

Unioni ka njoftuar se  nga sot do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe testeve të COVID-19 që lëshohen nga autoritetet e Kosovës.

“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova”, kështu njoftoi zyra e BE-ë në Prishtinë.

“Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”, shkruan në njoftim.

“BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, njofton zyra e BE-së.

Aktualisht numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë mbetet i ulët, por ditëve të fundit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka rritje të rasteve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close