Kryeministri ​Kurti: Brenda vitit Kosova aplikon për statusin e vendit kandidat të BE-së

Kryeministri Albin Kurti priti në takim deputetin e parlamentit gjerman nga radhët e Partisë Social Demokrate (SPD), Metin Hakverdi.

Gjatë takimit, u bisedua për situatën aktuale politike dhe atë ekonomike si në vend ashtu edhe më gjerë. Kryeministri Kurti e njoftoi deputetin Hakverdi me masat e ndërmarra në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si përgjigje ndaj inflacionit të importuar dhe në ndihmë të qytetarëve, duke veçuar vendimin e fundit për vendosjen e tavanit të çmimit të naftës, njofton zyra e kryeministrit.

Kurti dhe deputeti Hakverdi folën gjithashtu për vizitën e Kancelarit Scholz në Kosovë dhe takimin dypalësh në Zyrën e Kryeministrit, si dhe për perspektivën e Ballkanit Perëndimor për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian brenda këtij viti.

Deputeti Hakverdi, anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2013, e falënderoi për mirëpritjen edhe e përgëzoi kryeministrin Kurti për arritjet në fushën e ekonomisë. Ai shprehu mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet socialdemokratëve.​

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close