Sipas rezultateve të para Shaip Kamberi, do t’i përfaqësojë shqiptarët në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë.
Në Tërnovc të Madh kanë përfunduar zgjedhjet për parlament dhe Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, sipas rezultateve jozyrtare, mori 698 vota, raportojnë mediat.
Kjo praktikisht do të thotë se lideri i asaj partie, Shaip Kamberi, do t’i përfaqësojë shqiptarët në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë.
Nga gjithsej 1089 votues kanë votuar 725. Të vlefshme kanë qenë 711 fletëvotime,njoftojnë mediat.
Comments are closed.