Loriana Kuka, fiton medaljen e artë në ‘Oran 2022’
Loriana Kuka është xhudistja e radhës që i sjellë Kosovës medaljen e artë nga Lojërat Mesdhetare që po mbahen në ‘Oran 2022’ në Algjeri.
Kuka në duelin finale mundi francezen Chloe Buttigieg duke rrëmbyer medaljen e artë nga kjo garë prestigjioze.
Loriana u tregua më e mirë se francezja duke arritur fitore të madhe në ‘Oran 2022’.
Kujtojmë se xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Paviq, përballje kjo në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë.
Comments are closed.