Shqiptarët e Bujanocit,Preshevës e Medvegjës…mbështesin reciprocitetin ndaj Serbisë

Derisa të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, Kosova po vazhdon me vendosjen e reciprocitetit ndaj këtij shteti. Vendimi i fundit për të zëvendësuar letërnjoftimet e Serbisë me një fletë-deklarim gjatë hyrjes në kufijtë e Kosovës ndonëse mirëpritet nga përfaqësues politikë të shqiptarëve të Luginës, megjithatë kërkohet që për shqiptarët të krijohen lehtësira.

Çdo vendim i Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me forcimin sovranitetit të shtetit për shqiptarët e Luginës është i mirëseardhur.

Edhe vendimi i datës 28 qershor, rreth aplikimit të masave reciproke që i praktikojnë tash e disa vite autoritetet policore serbe për qytetarët e Kosovës gjatë kalimit të kufijve Kosovë – Serbi, ndër përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës shihet si mundësi për forcim të shtetit të Kosovës, por apelohet tek qeveritarët kosovarë që të kenë parasysh pozitën e shqiptarëve të Luginës në këtë proces.

“Duke pasur vëmendjen posaçme për pozitën diskriminuese në republikën e Serbisë, për pozitën e rënduar socio-ekonomike nëpër të cilën janë duke kaluar shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të duhej të kenë parasysh mundësinë e krijimit të një hapësire me të cilën përjashtohen nga vendimet”, tha Kryetar i KNSh-së, Ragmi Mustafi.

Megjithatë shqiptarët e Luginës së Preshevës përshëndetin secilin vendim i cili forcon sovranitetin e Republikës së Kosovës, forcon shtetësinë e Republikës së Kosovës për të cilën kanë dhënë kontribut të çmueshëm.

Reciprociteti i paralajmëruar sipas të parit të Kuvendit në Preshevë, Sami Salihut, është reciprocitet i parcializuar vetëm për letër njoftimet e të cilin Qeveria e Kosovës e ka menduar.

“Neve na gëzon çdo formë e forcimit të shtetit e sovranitetit të Kosovës, mirëpo duke pasur parasysh se serbët në Kosovë janë të gjithë të pajisur me dy nënshtetësi si atë letërnjoftimin e Kosovës po ashtu edhe serb, nuk do ta kenë të vështirë në vendkalimet kufitare”,tha ai.

Kurse qytetarët e Luginës e Preshevës të cilët nuk janë të pajisur me dy nënshtetësi po kryesisht janë me letërnjoftime serb, vlerësojnë se do të ketë një lloj vështirësie në vendkalimet kufitare ku duhet t`i nënshtrohen plotësimit të formularit.

“Po besoj që Qeveria e Kosovës edhe këtë çështje e ka menduar dhe do të gjej një formë që të tejkalohet që mos të e kenë të vështirë qytetarët e Luginës së Preshevës”.

“Ne përshëndesim çdo vendim të Qeverisë së Kosovës sa i përket sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe mendojmë se çdo masë e marrë karshi forcimit të shtetit të Kosovës është e mirëseardhur. Por, njëkohësisht kërkojmë që Lugina e Preshevës të trajtohet me një dokument tjetër i cili lehtëson, lëvizjen e lirë të qytetarëve të këtij rajoni për në Kosovë”, tha Enver Ramadani Kryetar i Kuvendit në Bujanoc.

Përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, ndër kërkesat thelbësore të tyre drejtuar qeverive të Kosovës e kanë aplikimin e masave reciproke të trajtimit të pakicës serbe në Kosovë, ngjashëm siç Serbia i trajton shqiptarët e Luginës e të cilët vazhdojnë të jenë ndër qytetarët më të diskriminuarit në Europë direkt nga Qeveria e Serbisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close