Çfarë thanë në Prishtinë, ministrat finlandez e irlandez për vizat?

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe  ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne,gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, deklaruan e mbështesin dhe përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovë.

Gjithashtu, zyrtarët e  lartë të këtyre dy shteteve thanë se Kosova ka përkrahjen e tyre edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në konferencë për media pas përfundimit të takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, tha se vendi i saj i mbështetë të gjitha kriteret e Kosovës për liberalizim të vizave.

“Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta në këtë vjeshtë mund të shohim rezultate”, ka thënë Tuppurainen.

Ajo foli edhe sa i përket çështjes së targave të automjeteve me Serbinë.

“E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”, tha  ajo.

E ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka thënë se shteti i tij e mbështet Kosovën për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Byrne ka thënë se shpreson që Kosova të ndihmohet nga këto dy shtete për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në NATO.

“Lufta në Ukrainë ka ndikim të madh në Evropë dhe për sigurinë në kontinentin. Qeveria ka bërë punë të mirë. Duhet të punojmë së bashku me fqinjët tanë”, tha ai.

Sipas tij, Irlanda mbështet liberalizimin e vizave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close