Ministri Krasniqi tregon se ku do të mbahet çdo vit festivali “Sunny Hill”

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se synim i qeverisë është që për festivalin “Sunny Hill”,  të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Ai tha se pastaj këtë  zgjidhje, do të mund të shfrytëzonin të gjithë artistët.

“Ne jemi duke diskutuar se si duhet të gjejmë zgjidhje e qëndrueshme në mënyrë që të krijojmë hapësirë publike e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë jo vetëm nga festivali mirëpo nga të gjithë artistët dhe të tjerë që duan që të begatojnë jetën kulturore artistike”, deklaroi ministri Krasniqi.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që dhënia e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim të bëhet në bazë të procedurave të parapara ligjore edhe gjithëpërfshirja në tryezën e diskutimit.

“Deri tani kemi marrëveshje që të mbahet festivali në Kosovë dhe ne do të shfrytëzojmë këtë kohën e mbetur në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e përgjithshme”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se dhënia e pronës komunale duhet të bëhet me procedura ligjore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close