Gjashtë të vdekur, 20 alpinistë të zhdukur pas kolapsit në Dolomites

Është thelluar bilanci i tragjedisë në Itali, ku një masiv akulli i shkëputur nga mali i Marmolada i ka marrë jetën 6 personave, ndërsa 10 kanë mbetur të plagosur. 20 alpinistë të tjerë rezultojnë të zhdukur, teksa kërkimet janë shumë të vështira për shkak të rrezikut të shkëputjes së masiveve të tjera të akullit. Nga viktimat, 3 janë italianë, një çekosllovake dhe një burrë dhe një grua të paidentifikuar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë konsideruar ngjarjen “të tmerrshme”.

“Kishte trupa të shpërfytyruar, të torturuar. Masa e akullit e rënë është gjigante, efektet kanë qenë shkatërruese. Po flasim për një masë akulli rreth 200 metra gjerësi në pjesën e përparme që zbriti për rreth një kilometër e gjysmë me rreth 300 kilometra në orë. I gjithë materiali ishte ngurtë dhe kishte shumë pak dëborë”, ka thënë njëri prej tyre, i cili fluturoi në zonë me helikopter.

Prokurori i Trentos, Sandro Raimondi tha se ngjarja ishte një masakër dhe se është e vështirë që viktimat të identifikohen menjëherë.

“Fatkeqësi e paimagjinueshme, një masakër që vështirë se do të na lejojë të identifikojmë menjëherë të gjitha viktimat, numri i të cilëve fatkeqësisht duket i destinuar të rritet. Do të numërojmë ata që nuk do të kthehen”, tha ai./ Corriere.it

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close