Xharra: Mercenarët e dreqit të mallkuar! Po shteti dhe BIK-u ku ishin?

Nga: Fahri Xharra 

Emri mercenarë i përshkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundër shpërblim- pagesë. Mercenarius nga latinishtja, rrjedhë nga fjala merces – rrogë, pagë,  pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflikt të huaj; ”i rekrutuar  në shtetet e huaja” dhe i cili  “merr pjesë drejtpërdrejtë në një armiqësi”. Ky luftëtar duhet të ketë “përparësitë vetjake” që të merr pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë  “shumë mirë i paguar, bile shumë më mirë“ se sa të  obliguarit e asaj lufte apo konflikti. 

Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës  i rekrutuar me para nga një Shtet, një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjshme apo jo, jashtë sistemit të rregullt të ndonjë vendi (Qejt e luftës. The Dogs of War,  1974,  Frederic Forsyth). 

“FBI e zbulon një shqiptar terrorist që po përgatiste  sulme në Florida lajmëruan agjencitë botërore. Shokuese! Tmerr! Kulmi i papërgjegjësisë kombëtarë shqiptare! Shqiptari terrorist, shqiptari mercenar. “Policia amerikane ka arrestuar një shtetas amerikan me kombësi shqiptare i cili po përgatiste një sulm terrorist me bombë në zonën Tampa në Florida. Agjentët e FBI-së kishin arritur të zbulonin se Sami Osmakaç 25 vjeç me origjinë nga Kosova,  kishte shprehur interes për flamuj dhe material të tjera të Al- Kaedës. Gjithashtu ata zbuluan se i riu shqiptar  kërkonte që të blinte një armë të tipit AK-47,  një sasi fishekësh,  granata,  etj. “ 

“Sipas të dhënave të policisë,  Osmankaç ka xhiruar edhe një video,  në të cilën shpjegon motivet që e detyronin të kryente sulmet. Sipas FBI-së janë dhe dy shqiptarë të tjerë të implikuar në ngjarje,  një nga Mali Zi dhe një nga Kosova. “ 

Po,  për kënd? Po, për çka? Për cilin atdhe? 

Përditë e më tepër po jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më larg botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë, por ne po  ia kërkojmë vetes këtë largim  nga e vërteta  pa të drejtë ankese   dhe pa të drejtë   arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë. 

“Shërbimi i mercenarëve në përgjithësi kërkon njerëz të aftë qoftë për një operacion ushtarak dhe për një kohe gjatësi të kufizuar, qofte për një tip të shërbimit të specializuar. Kohëzgjatja e angazhimit është e karakterit të përkohshëm ose të përjetshëm.” 

Pse jemi aq të lehtë, që aq lehtë të rekrutohemi ? Për kënd? Kush po na rekruton? 

Çfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtynë që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? 

Duhet  të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë. Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke  i shkuar mbrapa një të pa priturave e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar. 

Më 8 Korrik 1977, Konventa e Gjenevës  ratifikoi definicionin (përkufizimin ) e një mercenari  (neni 47).: 

– Mercenari nuk e ka te drejtën e një luftëtari apo të   burgosuri të luftës. 

-Është posaçërisht i rekrutuar për një luftë të caktuar për të luftuar në një konflikt të armatosur. 

-Në të vërtetë merr pjesë drepërdrejt në një armiqësi. 

– Mercenari merr pjesë ne një armiqësi për të përfituar shumë nga ajo që iu është premtuar nga një shtet, parti apo grupacion. 

– Mercenari nuk është pjesëtar  i atij grupi apo atij shteti,  i cili e dërgon në një mision të “ rëndësishëm “ të të ashtuquajturit  Shtet. 

Përgjithësisht termi mercenar e ka një konotacion te shumë negativ për shkak se motivimi për këtë mënyrë të luftës për të huaj e nxitë paraja. Të jesh mercenar duhet të jesh edhe nga zemra i prishur. Vrasës.  Në rastin tonë vrasës i ardhmërisë sonë. 

Mercenaret janë vegla për kompletimin e një kauze të huaj. Kjo kauzë,  kauzë e mercenarëve tonë,  që aspak nuk është në nderin e kombit e as të familjes së tyre e as të atyre që janë kyçur në te, nuk është rastësi., për këtë janë bërë përgatitjet që moti. 

Është ditur se lufta do të fitohet, është ditur se Kosova do të jetë e pavarur.,  e mu për këtë kanë  pas filluar përgatitjet  nga ana e  humbësit ( në bashkëpunim me dashamirët tonë që na njofin shumë mirë) që luftën tonë,  herët a vonë ta qesin në errësirë ; herët a vonë ta njollosin me njollat më të shëmtuara,  dhe këtë shkatërrim të mundit tonë qindra vjeçar, dhe ndihmës historike të botës së civilizuar të bëjnë me njerëzit tonë.  Po, po me njerëzit tanë. 

Ku janë intelektualët që nuk flasin?  Pse janë pseudo intelektualët (intelektualët e rrejshëm) aq të zëshëm në mohimin e çdo gjëje që vlen? Vallë, çfarë lloji i mbinjeriut janë ata që kënaqën duke na ngrehur zvarrë në errësirën e ë së kaluarës tragjike? 

Mercenar është edhe ai që me shkrimet e tija, paraqitjet e tija publike dhe me mendësinë e tij lufton për kauzën e tjetërkujt. Ai merr pjesë në një armiqësi, për të përfituar më shumë materialisht. Heu mos kofshin! 

Kush po i ndjellë këta mercenarë të së keqes që t`i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit? Kush krekoset me shkrimet e tija duke ne ndarë identitetin tonë? Kush njollosë figurat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënës Tereze vetëm e vetëm të njollosë kombin, historinë,   të arriturat dhe me  e keqja të na lër pa ardhmëri.? 

Të dalsh në anën e kurrkujt për një grusht parash, apo nga një infeksion patogjen i shpëlarjes së trurit, i përngjanë mercenarit të hapësirës (film i vizatuar),  

Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera, që nuk i dhimbsen as dreqit, e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë,  e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë uniformë të cilën duhen bartur,  ata kanë ide qe shkon përtej shpirtit  të predikuar nga vetë zoti i tyre 

Nuk jemi ne ata  e as që na takon neve të bëhemi pjesë e xhihadeve. Le t`i mbajnë ata, ato gjihade për veti se e kemi tokën tonë e cila ka nevojë më shumë se kurrë  për ne. 

Gjakovë 12.01.2012

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close