Suedia dhe Finlanda nëshkruajnë protokolin e anëtarësimit në NATO

Në ceremoninë e mbajtur ne selinë e Alenacës Veriatlantike, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg cilësoi se është ditë e bukur për NATO-n dhe ka porositur se me 32 anëtarë Aleanca do të jetë më e fuqishme ndërsa popujt do jenë më të sigurtë në momentet kur kontinenti po përballet me rrezikun më të madh në dekada.

Finlanda dhe Suedia të cilat deri tani kishin përcaktim neutral, në muajin maj aplikuan formalisht për antëarësim në aleancë.

Ministri i jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ka delaruar se anëtarësimi i shtetit të tij dhe atij suedez, nuk do të kontribojnë vetëm në sigurinë e dy vendeve por edhe në sigurinë kolektive të aleancës.

Shefja e diplomacisë suedeze, Anna Linde ka cilësuar se është ditë historike për Suedinë dhe Finlandën. Ajo shprehu bindjen se anëtarësimi i Suedisë do ta forcojë NATO-n dhe do të kontribuojë në stabilitet në kontinetin evropian.

Shefi i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg ka porositur se dyert e NATO-s mbesin të hapura për demokracitë evropiane që janë të gatshme të kontribojnë në vlerat e përbashkëta.

Nënshkrimi i protokolit të anëtarësimit shënon nisjen e procesit të ratifikimit.

Procesi i ratifikimit që do ta ҫojë deri tek anëtarësimi i plotë, për këto dy shtete pritet të jetë më i shpejti në krahasim me vendet tjera.

Finlanda dhe Suedia, hoqën dorë nga neutraliteti tradicional, pas agresionit rus në Ukrainë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close