Zyrtari i lartë i NATO-s nesër viziton Kosovën

Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Kosovë më 7 korrik dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s. Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren.

Gjithashtu Geoana do të takohet në Prishtinë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe gjithashtu kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lugescu.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close