Rohde: Mirëpresim konkluzionet e PE-së për Kosovën

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, deklaroi se mirëpret ato cfarë u thanë në raportin për Kosovën të Parlamentit Evropian.

Ai gjithashtu tha se  pajtohet edhe me fjalimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën.

“Mirëpresim raportin e Parlamentit Europian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat, sundimin e ligjit, implementimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Europian”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian janë votuar raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi ka pasuar debatin e zhvilluar të martën mbrëma në PE për këto raporte.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, edhe sot në konferencë për media, pas votimit të raportit ka folur për ngecjen liberalizmit të vizave për Kosovë.

“Liberalizmi i vizave ende po bllokohet në Këshillin Evropian, kjo po çështje po dërgohet në nivelet me të larta të qeverive franceze dhe holandeze. Kam qenë në Paris, kam folur për këtë çështje dhe jemi munduar të zhbllokojmë situatën. Zgjedhjet në Francë kanë përfunduar dhe shohim se tani ka një momentum të ri për zhbllokimin e kësaj situate”, tha ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close