Eurodeputeti Lukas Mandl: Kosova e fitoi lirinë me gjak

Lukas Mandl, deputet nga Austria në Parlamentin Evropian, deklaroi sot se Kosova ka paguar me gjak lirinë dhe se Evropa e SHBA-ja e kanë ndihmuar ta fitojë edhe pavarësinë.

Politikani austriak që është një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës, para votimit të raportit, ku bëhet thirrje për liberalizim të vizave, anëtarësim të vendit në mekanizmat ndërkombëtarë e njohjen nga pesë vendet e BE-së, deklaroi se Kosova është bërë një vend demokratik ku sundon ligji dhe ku ka një Kushtetutë mjaft të fuqishme.

Eurodeputeti Mandl deklaroi se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës, megjithatë, u shpreh se në fjalimin e tij, do t’ia kushtojë vetëm Kosovës.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës”, u shpreh Madel, sipas të cilit, ky vend është bërë demokratik e ka sundim të ligjit.

“Është një demokraci e qëndrueshme dhe vend divers. Po sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ata kanë një Kushtetutë të fuqishme”, vuri në pah në fjalimin e tij, eurodeputeti austriak.

Duke folur për çështjen e njohjeve për kosovën, eurodeputeti Mandl përmendi faktin që Kosovës ende i mohohet liria e lëvizjes pa viza, raportin RTKlive.

Ai ka thënë se premtimi për viza i dhënë ndaj Kosovës nuk është mbajtur dhe shprehu bindjen se mesazhi që do të përçojë sot Parlamenti Evropian, do të jetë shumë i rëndësishëm.

“Ky vend është njohur nga më shumë se 100 shtete përfshirë edhe Izraelin”, tha Mandl.

“Ky është një vend që ende s’është njohur nga një numër i vogël i vendeve të BE-së. Ky vend është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza”, rikujtoi ai.

“Këtij vendi i janë bërë premtime për këtë, të cilat s’janë mbajtur. Kjo ka ndodhur me Republikën e Kosovës. Por populli i Kosovës e mbështet integrimin në BE, më shumë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha eurodeputeti.

“Dhe shumë mund të mësohet nga Kosova, kjo demokraci e re në Evropë. Prandaj sinjali i sotëm nga Parlamenti Evropian do të jetë i rëndësishëm”.

Përndryshe, raporti, i miratuar me 469 vota pro, 96 kundër dhe 72 abstenime, rikonfirmon mbështetjen e qartë të Parlamentit edhe për dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE dhe rithekson rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim, e cila është thelbësore për Serbinë dhe Kosovën, për të avancuar në rrugët e tyre përkatëse evropiane dhe që do të kontribuonte në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close