Serbia ka vjedhur trashëgëminë kulturore e historike të Kosovës.Ministria e Kulturës kërkon Okarinën nga Beogradi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka kërkuar nga institucionet përkatëse ndërkombëtare që Okarina që ndodhet në Beograd, të kthehet në Kosovë.

-1247 artefakte të mbajtura ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.). Gjetur në Runik, Skënderaj, Republika e Kosovës. Na ndihmon ta kthejmë OKARINËN në shtëpi,është shkruar në twitterin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Sjellja e Serbisë ,është tipike sjellje e vendeve kolonizatore të cilat në tërheqje e sipër kanë vjedhur dhe përvetsuar artefakte me vlera të mëdha historike të cilat u takojnë popujve të vendeve nga ku ata janë shporrur!

Edhe përgjigja e Beogradit zyrtar në lidhje me kërkesën e drejt të Ministrisë së Kulturës së Kosovës,ishte në frymën e një okupatori hajn që vjedh historinë e tjetrit duke u munduar ta përvetsojë atë,pa kurrfare të drejte historike e kulturore.Ata janë munduar të tregojnë se kinse “Kosova nuk paska trashëgemi kulturore”.

Xhelil Arifi

—————————————————————————————————

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close