3 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve janë shënuar tri raste të vdekjes.
Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1,285 testime, ndërsa nga këto 397 persona kanë rezultuar pozitivë.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,087, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.143 persona.
MSH po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 167 persona.
Comments are closed.