“Air France” nisi nga sot fluturimet nga Shqipëria

ATSH/ “Air France”, një nga kompanitë më të njohura ajrore ndërkombëtare nisi sot fluturimet nga Shqipëria.

Sot në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë kompania “Air France” ka ulur avionion e parë të saj.

E pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se “është kënaqësi të kemi “Air France” në Shqipëri dhe të pranishëm sot këtu zv. presidentin ekzekutiv të kompanisë “Air France” Oltion Çarkaxhia, që është shqiptar”, teksa falënderoi ambasadorin e Shqipërisë në Francë Dritan Tola që shoqëroi këtë udhëtim.

“Air France”, është një nga kompanitë më të mëdha europiane e krijuar në vitin 1933 e cila kryen fluturime në mbi 300 destinacione dhe së fundi u zgjodh edhe Shqipëria me dy fluturime javore, fillimisht për të parë tregun e më pas duke u zgjeruar.

“Nëse vijon dhe ecën mirë programi mundet të kalojmë në fluturime ditore, të paktën për kohën e verës dhe për sezonin e dimrit të jetë një herë në javë” tha Çarkaxhia.

Balluku vuri në dukje se është nder për aeroportin e Tiranës të ketë “Air Francë” që është ambasadori më i mirë i ekselencës franceze që shkon kudo në botë në destinacione të ndryshme.

“Ky është një hap i duhur në kohën e duhur, pasi në aeroportin e Tiranës ne kemi nisur investime të rëndësishme që i përgjigjen kërkesave të kompanive ajrore europaine, siç është zgjerimi i terminalit apo instalimi i proceseve të digjitalizuara në shërbime”, tha ministrja teksa bëri të ditur se, në fund të korrikut do të përfundojmë investimi në ndërtimin e terminalit të ri të aeroportit, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe shërbimit në aeroport.

“Tregu shqiptar do të jetë me interes për kompaninë franceze”, tha Balluku.

Sipas saj, shqiptarët kanë dëshirë të fluturojnë, ndërsa Shqipëria është bërë destinacion turistik për vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Balluku solli në vëmendje se numri i fluturimeve për 5-mujorin e parë në kohën para pandemisë arriti në 10 mijë, ndërsa sot ka arritur në 13 mijë fluturime.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close