Porto Romano,bazë navale e NATO-s në Portin e ri të Durrësit

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të vizitojë javën e ardhshme selinë e NATO-s në Bruksel ku do të takohet me kreun e aleancës Jens Stoltenberg.

Burime të besueshme thanë për rtsh.al se në vemendje të vizitës do të jetë porti ushtarak i Porto Romanos.

Në fillim të këtij muaji zoti Rama  njoftoi “…për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano”.

Ai tha se “Përveç pjesës komerciale parashikohet edhe një pjesë ushtarake”.

Kryeministri shqiptar njoftoi se për ndërtimin e këtij porti Shqipëria do të kërkojë ndihmë nga NATO. “NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme” tha zoti Rama, duke shtuar se “E kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë për një financim për pjesën ushtarake. Kjo do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme për Shqipërinë”.

Kërkesën e palës shqiptare zoti Rama e vendosi në konteksin e zhvillimeve të luftës në Ukrainë.

Kryeministri Rama kujtoi me këtë rast se në Shqipëri po ndërtohet baza ajrore në Kuçovë me një vlerë prej 50 milionë dollarësh.

Ndërkaq pas bazës së Kuçovës edhe Baza e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës po studiohet nga NATO për bazë detare.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka kërkoi tetorin e kaluar që Aleanca të konsiderojë Pashalimanin edhe për shkak të gjeografisë dhe avantazheve që ofron për të investuar edhe aty një bazë detare.

Ministrja Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në atë kohë në përgjigje të kësaj kërkese Sekretari i Përgjtihshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi nga Brukseli se ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë dhe do ta marrin në konsideratë një gjë të tillë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close