Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin `Taktika me Njësi te Vogla`

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes statusit të tij në rrjetin social Facebook, bëri të ditur aktivitetin ushtarak të FSK-së.

Sikundë jnofton ai, në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV).

“Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren”, shkruan ministri Mehaj.

Më tej ai  njofton se vazhdohet “ me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close