CDC alarmohet për përhapjen e lisë së majmunëve

ATSH-DPA/- Në dy dekadat e fundit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë regjistruar dy raste individuale të lisë së majmunëve dhe një shpërthim në mesin e dhjetëra personave, në gjashtë shtete që u sëmurën pasi patën kontakt me kafshët shtëpiake.

Dy rastet individuale mes banorëve të SHBA-së, të dy në vitin 2021, kishin udhëtuar në Afrikë, sipas CDC, dhe shpërthimi mes më shumë se 40 personave ndodhi në vitin 2003 pasi qentë që mbaheshun si kafshë shtëpiake u vendosën pranë kafshëve të vogla nga Gana, duke shkaktuar për herë të parë perhapjen e lisë së majmunëve jashtë Afrikës.

Me numrin e rasteve të konfirmuara dhe të mundshme të lisë së majmunëve që po rritet me shpejtësi në Florida dhe vende të tjera, zyrtarët e shëndetit publik thanë se situata është kritike dhe që të gjithë duhet t’i kushtojnë rëndësi simptomave të mundshme.

“Virusi mund të infektojë këdo, megjithëse nuk përhapet aq lehtë sa COVID-19 dhe zakonisht kërkon kontakt të zgjatur ballë për ballë ose intim”, sipas udhëzimeve nga CDC.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close