Uji nga burimi në Istog ndër më të mirët në Evropë

Në Istog, burimi i ujit, përveç që po shërben për furnizim për banorët e kësaj ane, ai tashmë është shndërruar edhe në një atraksion turistik.

Madje ekspertë të hidro-gjeologjisë konsiderojnë se ky ujë është i mineralizuar me kalcium dhe magnez, ndërsa në aspektin bakterial është uji më i mirë në Evropë.

Burimi i Istogut, me bujshmëri prej 250 litra në sekond, është hidromonument i cili shpërthen në kontaktin në mes gëlqerorëve dhe shkëmbit magmatik në lartësi mbidetare 480 metra, lartësi kjo identike edhe për burimet e Vrellës dhe Drinit të Bardhë. Kështu është shprehur gjeologu Enver Boletini i cili për më tepër thotë se ky proces ndodhë përmes çarjeve tektonike dhe parimit të shtypjes së madhe.

Enver Boletini, inxh i hidro i gjeologjisë, tha për RTK se burimi i Istogut është një begati natyrore i cili krahas furnizmit me ujë të pijes për banorët e kësaj ane tashmë është shndërruar një atraksion të madh turistik.

“Temperatura në burimin është 6 shkallë celsius ndërsa uji është i mineralizuar me kalcium dhe magnez ndërsa në aspektin bakterial është uji më i mirë në Evropë, thotë hidrogjeologu Enver Boletini.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close