350 studentë sot fillojnë Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

Sot mbahet ceremonia e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (UVP)

Në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dhe do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në ora 18:00.

Albulena Blakaj, Prorektore për bashkëpunime ndërkombëtare në UP, tha se këtë vit studentët ndërkombëtar që do të jenë pjesë në UVP për këtë vit janë mbi 50 % e numrit total.

“Këtë vit janë 350 studentë pjesë e UVP-së, për fat të mirë këtë vit kemi pasur shumë interesim nga jashtë, pra këtë vit kemi mbi 50 % nga vendet e huaja. Studentët kanë filluar të vijnë edhe profesorët”, tha ajo për RTK.

Sipas saj programi i Universitetit Veror është dy javë dhe ky aktivitetet synon promovimin e Kosovës.

Ajo paralajmëroi se në kuadër të planit që e kanë studentët do të vizitojnë edhe Prekazin, Prizrenin, Pejën, muzetë, GAK, e vende të tjera që janë me rëndësi në Kosovën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close