Komuna e Prishtinës: Deri më 24 korrik shitësitë ambulantë duhet t`i lirojnë hapësirat publike

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të gjithë shitësit të cilët operojnë në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit, në lagjen Ulpiana dhe në Tregun e Gjelbër, se brenda periudhës kohore prej datës 8 korrik deri më 24 korrik 2022 duhet t`i lirojnë këto hapësira.

Në praninë e pluhurit, pranë mbeturinave dhe kundërmimit dhe në temperatura të larta, vazhdojnë të ekspozohen pemët dhe perimet në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, raporton RTK.

Vendimin e komunës për lirimin e hapësirave publike në një afat prej 2 javësh, të gjithë shitësit e këtij tregu po e kundërshtojnë, duke kërkuar paraprakisht zhvendosjen në tregun e ri, para lirimit të këtyre hapësirave.

“Kryetari na ka dhënë një afat 2 javor me pretendim që na duhet me bë zgjidhje, por ne për 2 javë nuk mundemi me bë zgjidhje se tek e fundit ne nuk jemi kompetent me bo zgjidhje, se që 22 vjet kanë kalu e na skena mujt me bo zgjidhje”, tha për RTK Ruzhdi Krasniqi, shitës ambulant.

Kreu i komunës Përparim Rama, ditë më parë në një prononcim për RTK-në, tha se të gjithë ata të cilët nuk largohen vetë nga këto hapësira, do të gjobiten.

“Kemi një numër të madhë të shitësve ambulant që shesin pa leje, ku të njejtën kohë në Tregun e Gjelbër dhe Tregun e Ulpianës kemi hapësira të lira ku ata faktikisht ku munden me u vendos dhe me shitë, mirëpo këtë nuk e ikanë bë deri më tash. Ju kemi afat 2 javësh të largohen, përndryshe i largojmë ne dhe do t’I gjobisim”, tha ai.

Në njoftimin e Komunës thuhet se të gjithë shitësit të cilët operojnë në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit, në lagjen Ulpiana dhe në Tregun e Gjelbër, se brenda periudhës kohore prej datës 08.07.2022 deri më 24.07.2022 duhet t’i lirojnë këto hapësira.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close