Komuna e Gjilanit në kërkim të gjetjes së një hapësire të re për varreza
Banorët e Gjilanit po ankohen se nuk po kanë më hapësirë për t`i varrosur të vdekurit. Ndërsa komunarët thonë se po kërkojnë një hapësirë tjetër të mundshme për këtë çështje.
Qytetarët po e shprehin një shqetësim, pasi nuk ka hapësirë më për varreza.
Nga drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me atë të Urbanizmit thonë për RTK se janë duke hulumtuar një hapësirë të re për varreza.
Edhe Bashkësia Islame në Gjilan ka ngritur disa herë shqetësimet e saj lidhur me këtë çështje.
Comments are closed.