Letonia fut shërbimin ushtarak për gratë dhe rrit shpenzimet e mbrojtjes

ATSH-ANSA/ – Letonia është drejt futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak për gratë, ndërkohë që kërkon të rrisë edhe shpenzimet për mbrojtjen, të gjitha këto nën dritën e rrezikut që shfaqet nga Rusia.

Këto njoftime bëhen të ditura nga media ndërkombëtarë, që citon presidentin, letonez Egils Levits.

”Siguria është prioriteti i politikës sonë sot”, deklaroi Egils.

”Të paktën 2,5 për qind e PBB-së si shpenzime për mbrojtjen mund të mos jenë më të mjaftueshme”, shtoi ai.

Presidenti letonez më pas thotë se është dakord me propozimin e ministrit, Artis Pabriks për të rifutur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë.

”Ne duhet të kemi barazi në këtë kuptim, megjithatë të gjithë shtetasit letonezë duhet të jenë të përfshirë në shërbimin ushtarak pavarësisht gjinisë së tyre”, thotë Levits.

Ndryshimet e propozuara për shërbimin ushtarak dhe rritjen e shpenzimeve tani do të duhet të rishikohen nga parlamenti letonez para hyrjes së tyre në fuqi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close