NOLI DHE AMANETI I KONICËS

Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes, i shkruante Nolit: “Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)… Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”,
Më pas, për këtë amanet Noli i drejtohet Enver Hoxhës (me të cilin, ka pasur një letërkëmbim të gjatë, në vitet 1945-1946):
“Dëshira e fundit e Faik Konicës ishte që të prehej në atdhe, në Shqipëri. Kini mirësinë të na njoftoni kur do të ishte e përshtatshme që të silleshin eshtrat e tij, me nderimet përkatëse, si kampion i pavarësisë së Shqipërisë”.
Por Enver Hoxha, nuk i ktheu asnjëherë përgjigje për këtë çështje.
Më tej, ai i ka shkruar Sejfulla Malëshovës:
“Bëj përpjekje për të ndjerin Faik, se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto”.
As Malëshova, nuk i ktheu përgjigje.
Noli do të ikte nga kjo botë, me pengun se nuk e çoi deri në fund amanetin e mik-armikut të tij.
Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe, vetëm në maj 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close