Ministrja Hajdari: Nuk do lejojmë shkeljen e ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Kosova po importon inflacionin, por nuk do të lejohet të shkelen ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve.

 

“Në rastin tavan të çmimeve të naftës, kemi marr mostrat”, tha ajo. Ajo ka folur edhe për çmimet e bukës që varojnë prej 45 centëve.

“Duke e pasur parasysh rritjen e çmimit të bukës, në Prizren, Pejë e disa markete e furra që ka shkuar deri në 60 cent. E dimë që jemi të ekspozuar te importi, por kjo nuk do të thotë që duhet të lejojmë për një qëllim të një marzhe të fitimit. Kjo është një brengë që duhet ta adresojmë. Ne veç se po e analizojmë situatën më treg, për analizën e çmimeve të produkteve esenciale”, u shpreh ajo, raporton RTKlive.

Hajdari ka paralajmëruar “tavan” për produktet e bukës, sikurse për derivatet e naftës.

Sipas saj inspektorët komunal duhet të jenë më të angazhuar në mbarëvajtjen për të kontrolluar çmimet. MINT do të vazhdojë të mbrojë konsumatorët”, tha ajo.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu tha se po mundohen të mbajnë me furnizim konsumatorët me miell.

“Sot në takimin me ministren Hajdari dhe ministrin Peci, diskutuam për situatën aktuale të korrje-shirjeve për sezonin e këtij viti. Ne si shoqatë jemi të angazhuar duke e vëzhguar situatën në terren dhe jemi kompetent, duke marrë parasysh situatën globale me furnizime esenciale, që të kemi një furnizim stabil me grurë dhe miell për tregun e brendshëm. Do të kemi furnizim të mjaftueshëm. Do të krijohen furnizime sipas nevojës edhe nga tregje të jashtme që ne të kemi furnizim stabil”, theksoi Zejnullahu.

Ministrja Hajdari mban konferencë për media

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës do të mbajnë konferencë për media.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se konferenca do të bahet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close